Operacioni Forca e Ligjit iu ka dërguar ditën e sotme ultimatum të prerë 4 shtetasve që akuzohen për vepra terroriste brenda dhe jashtë vendit, që nga sot u janë hapur sërish probleme me shtetin.
Operacioni Forca e Ligjit është ndalur sot në Tiranë, ku iu ka kërkuar 4 subjekteve të dënuar për terrorizëm, brenda dhe jashtë vendit që të deklarojnë pasurinë e tyre brenda 48 orëve.
Sipas të dhënave nga Policia e Shtetit, bëhet fjalë për shtetasit; Astrit Tola, Orion Reçi, Shkëlzen Dumani, Saimir Alimehmeti.
Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:
A.T., banues në Tiranë, i dënuar për veprat penale “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”, kryer në bashkëpunim dhe “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve”, kryer në bashkëpunim.
