Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Ndryshon skema e përfitimit të pensionit suplementar, ja kush penalizohet nga paga e “majme”

20:16 / September 18, 20204 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1570947289 1111krediteperpensionistet
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nëse përfiton pension suplementar, por kërkon të punësohesh edhe pas daljes në pension, ligji me ndryshime “Për kontributet shoqërore dhe sigurimet shëndetësore” ka përcaktuar se cilët do të penalizohen.

Në relacionin e Institutit të Sigurimeve Shoqërore që disponon “Shqip”, pensionet suplementare do të vazhdojnë ti tërheqin vetëm ata individë që punësohen në sektorin e arsimit, kurse kategoritë e tjera jo..

Ligji i miratuar me ndryshime disa ditë më parë, ia jep këtë kompetencë Këshillit të Ministrave për të miratuar kategoritë përfituese dhe ata që nuk e tërheqin pensionin suplementar në rastet kur janë të punësuar.

Në ligj thuhet se ndalimi i të drejtës së tërheqjes së pensioneve suplementare, bëhet pasi këto lloj pensionesh janë suplementare dhe në rreth mbi 50% të shumës mujore të tyre, është e financuar nga buxheti i shtetit pasi nuk mbulohet nga norma e kontributit të përcaktuar dhe ndërkohë që funksionarëve kushtetues u lind e drejta për pension 5 vite përpara moshës së përcaktuar për pensionet e pleqërisë.

Ndërkohë në vendim përcaktohet lejimi i tërheqjes se pensionit suplementar nëse një përfitues i tij punësohet me kohë mjaft te reduktuar në procese mësimdhënie dhe te ardhurat mujore që merr nuk kalojnë dy paga minimale në shkallë vendi.

“Këshilli i Ministrave me këtë vendim lejon marrjen e pensionit të pleqërisë, por ndalon marrjen e pensionit suplementar për të gjithë kategoritë e përfituesve, të cilët njëkohësisht janë ekonomikisht aktivë.

Nëse nuk bëhet ky unifikim, lidhur me pensionin suplementar, atëherë përveç kostove në buxhet, do të krijoheshin diferencime dhe problematika edhe në tregun e punës sidomos për personat që marrin pension për shkak të titujve shkencorë kur punojnë në sektorin shtetëror apo privat si dhe diferencime në trajtimin e përfituesve”, thuhet në relacionin dërguar qeverisë nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore.

“Mos lejimi i tërheqjes së kësteve mujore të pensionit suplementar kur përfituesi vazhdon veprimtarinë ekonomike, është përcaktuar në dispozitat e ligjit nr. 8097, datë 21. 03. 1996 “Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit” i ndryshuar. Konkretisht në paragrafin e dytë të pikës 3, të nenit 8, të ligjit, i cili përcakton kushtet e përfitimit për personat e grupit të parë, është përcaktuar që personat, të cilët plotësojnë kushtet e përfitimit të pensionit suplementar, duhet të kenë ndërprerë veprimtarinë ekonomike. Po ashtu, i njëjti përcaktim bëhet edhe në paragrafin e fundit të nenit 10, i cili përcakton kushtet e përfitimit për personat e grupit të dytë.

Në ligjin nr. 10139, datë 15.05.2009 “Për pensionet shtetërore suplementare të punonjësve të Universiteteve, të Shkollave të Larta, Qendrës së Studimeve Albanologjike, Akademisë së Shkencave dhe të gjitha Institucioneve të tjera kërkimore publike në Republikën e Shqipërisë, të cilët kanë tituj shkencorë” i ndryshuar, neni 6 përcaktohet se kushti për të përfituar pension suplementar, sipas këtij ligji, është që personat me tituj shkencorë të plotësojnë kriteret për marrjen e pensionit të pleqërisë, sipas ligjit nr.7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

Konkretisht përmbajtja e nenit 6 është si më poshtë:

“Kushti për të përfituar pension suplementar shtetëror, sipas këtij ligji, është që personat, të cilët përfshihen në grupin e parë dhe të dytë të pikave 5 dhe 6 të nenit 2, të plotësojnë kriteret për marrjen e pensionit të pleqërisë, sipas ligjit nr.7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

Si përfundim mbështetur në përcaktimet e nenit të sipërshënuar, si dhe të pikës 2, të nenit 57 të këtij ligji ku është përcaktuar se “ Përfituesi nuk ka të drejtë për këste përfitimi për çfarëdo lloj periudhe kur merr pagë ose të ardhura nga veprimtaria ekonomike si i punësuar ose i vetëpunësuar”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lamallari: Do të bëjmë gjithçka për të arritur pritshmëritë e qytetarëve, presin nga ne korrektësi

19:17 / August 27, 2026

Berisha nis përpjekjet për vizën amerikane, përdor IDU-në për të hyrë në Konventën Republikane

17:31 / August 27, 2026

Mbi 90% regjistrime në Mjekësi, fituesit nxitojnë të regjistrohen, pranojnë të punojnë tre vjet në Shqipëri

15:39 / August 27, 2026

Islanda kërkon të hyjë në BE, ekspertët: Shtysë edhe për anëtarësimin e Shqipërisë

14:28 / August 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.