Një ndër njerëzit më me influencë në drejtësinë e SHBA, Ruth Bader Ginsberg u nda nga jeta ditën e djeshme, në 18 shtator 2020 në moshën 87-vjeçare, e për deputeten e kuvendit të Shqipërisë Rudina Hajdari, ajo ka qenë një inspirim dhe një heroinë e vërtetë.
Zonja Hajdari e ka kujtuar me një status juristen më të vjetër në SHBA.
“Sa herë kaloja në pallatin e Drejtësisë në Columbia, shihja portretin e Ruth Bader Ginsberg dhe ndjehesha e inspiruar dhe krenare për këtë grua në këtë ditë dhe këtë moshë. Për të pasur kurajon për të bërë ndyrshimin. Ajo është një heroinë e vërtetë dhe humbje e madhe për të gjithë ne” shkruan Rudina Hajdari.
Ruth Bader Ginsburg ishte juriste në Gjykatën Supreme në SHBA. U emërua nga preisdenti Bill Clinton në 14 qershor 1993. Ajo ka qenë një avokate e madhe e mbrojtjes së të drejtave të grave.
“Mamaja më thoshte të isha zonjë. Dhe për të, kjo do të thoshte që të ishe vetvetja, të ishe e pavarur”, është një ndër shprehjet që përmendet shumë për juristen më të vjetër të SHBA.
