Një person është gjetur i vrarë në qytetin e Durrësit. Mësohet se viktima është qëlluar me thikë në zemër dhe është lënë pranë shinave të trenit në Durrës.
Viktima është Idajet Dulla por nuk dihen rrethanat e ngjarjes. Ndërkohë Policia e Durrësit ka mbërritur në vendin e ngjarjes. Gjithashtu bëhet me dije se janë ngritur pika kontrolli për të kapur të dyshuarit e përfshirë në ngjarje.
