Ministria e Arsimit dhe ajo e Shëndetësisë në Kosovë i kanë bërë thirrje mësuesve dhe nxënesve që të tregohen të kujdesshëm në respektimin e masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Në një deklaratë për mediat MSH ka bërë me dije se nëse situata e pandemisë përkeqësohet, atëherë mund të merret vendimi që të mbyllen shkollat.
“Ministria e Shëndetësisë dhe IKShPK, bazuar në Ligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, nëse situata pandemike përkeqësohet, mund të marrin vendim për mbylljen e shkollave.
Prandaj, MASh kërkon nga task forcat e shkollave dhe të DKA-ve që, përveçse të kujdesen për zbatimin e të gjitha masave, të vlerësojnë edhe situatën dhe ato shkolla që kanë vështirësi në organizim, të respektojnë vendimin e Ministrisë së Arsimit për fillimin e vitit të ri shkollor 2020-2021 në kushte pandemie, dhe të kalojnë në mësim online, sipas Protokolit të reagimit ndaj pandemisë COVID-19 në shkolla dhe Udhëzuesit të MASh”, thuhet në njoftim.
