Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

‘Shkodra si Zimbabve’, Voltana Ademi i përgjigjet Ramës: By-passi ka mbetur peng i qeverisë prej 7 vitesh

21:50 / September 19, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Voltana Ademi 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryebashkiakja demokrate Voltana Ademi, i është përgjigjur nga Shkodra kryeministrit Rama, i cili rreth 9 ditë më parë tha gjatë një inspektimi atje se Ademi duhet të shohë plehrat në hyrje të qytetit që janë bërë si në Zimbabve.

Voltana Ademi tha sot se by-pass i Shkodrës ka mbetur peng i qeverisë Rama, pasi prej 7 vitesh nuk janë dhënë dëmshpërblimet.

“Imagjinoni jemi në vitin 2020, 7 vite me vonesë. Pjesa që lidhet me shpronësimin pa diskutim që qeveria mban përgjegjësinë kryesore. Një ndër problemet që ne kemi pas adresuar në vitin 2016 në një shkresë drejtuar ARRSH-së ka qenë pikërisht përfshirja e të gjithë atyre që kanë pronat e veta edhe do të duhet të shpronësohen. Ne do të bëjmë verifikimet përkatëse, por ajo që mbetet për t’u thënë është që institucionet, që shteti duhet të punojë me ritëm, edhe koha përbën atë korrupsionin e vet”, tha Ademi.

Ademi foli edhe për lotin e dytë të rrugës, duke thënë se është një projekt i Bashkisë së Shkodrës që po bëhet në bashkëpunim me ARRSH-në.

“Me investimin e projektit të hyrjes së qytetit që ne po vazhdojmë me bashkëpunimin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, propozimi im është që do të mund të amortizojmë edhe problematikat që lidhen me lotin e dytë, kuptohet kurrsesi duke e imagjinuar atë një rrugë automobilistike të shpejtësisë. Ajo nuk mund të jetë e tillë, por duke e amortizuar si një pjesë që i bashkohet shëtitores”, deklaroi Voltana Ademi.

Dhjetë ditë më parë, kryeministri Rama i shoqëruar nga ministrja Balluku inspektuan punimet për Bypassin e Shkodrës, ku ndër të tjera tërhoqi vëmendjen e kryebashkiakes për pirgun e mbetjeve inerte që ndodhen në hyrje të qytetit.  Përpos bypass të Shkodrës që i është hapur rrugë tashmë me daljen e vendimit për dëmshpërblimet, lajm i mirë është se edhe rruga e Velipojës është drejt përfundimit. Edhe aty ka nisur puna për asfaltimin e segmentit të fundit të rrugës nga Harku i Berdicës deri në fshatin Trush.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.