Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Durrës/ 33-vjeçari vritet për një fjalë goje, ngjarja e dytë brenda dy ditëve në qytetin bregdetar

00:31 / September 20, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia naten
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një 33-vjeçar, baba i 2 fëmijëve, mbeti i vrarë pasditen e së shtunës, në Durrës, pas një konflikti çasti, në rrugën pranë shtëpisë së tij. Ngjarja e rëndë ndodhi pranë një fabrike këpucësh, në afërsi të xhamisë së 4 minareve në unazën e plazhit.


Viktima Idajet Dulla po kthehej nga puna me automjetin e tij kur është konfliktuar me autorin e dyshuar, një shofer furgoni që transportonte punonjëset e fabrikës që sapo kishin mbaruar turnin. Konflikti ka lindur për përparësinë e kalimit në rrugën e mbingarkuar me automjete. Dhe nuk ishte i pari, por këtë herë sherri është mbyllur me vrasjen e babait të dy fëmijëve të mitur.

Në shtëpinë dykatëshe të familjes Dulla janë çelur dyert e mortit. Fqinjët janë të shokuar për ngjarjen e rëndë dhe thonë se kjo rrugë mbjell veç tension e tashmë dhe vrasje. 

‘Ka qenë familjar, i rregullt. Jo i zërave të lartë. Asnjë nuk e ka prit që do të ndodhte kjo. Thuhet në portale se ka pasur probleme familjare të mëparshme, po nuk është e vërtetë. Ka qenë konflikt çasti se në rrugë kanë qenë’- tha një fqinj.

Në oraret e mbarimit të turneve në rrugën para këtij subjekti fason krijohet vështirësi në qarkullim dhe shpesh banorët e zonës përplasen me drejtuesit e autobuseve dhe furgoneve që transportojnë punëtorët e fabrikës. 

‘Kur dalin punëtorët bllokohet rruga. Nëse të bie rasti me kalu ti, kur dalin ato, punëtorët t’i do pengohesh’- shtoi fqinji.

Viktima punonte si shofer në një kompani private karburantesh dhe të shtunën pasdite po kthehej në shtëpi. Menjëherë pas goditjes me thikë të viktimës, autori është larguar nga vendngjarja me furgonin e tij me ngjyrë të bardhë. Kjo është ngjarja e dytë në Durrës brenda dy ditëve ku për një fjalë goje janë vrarë e plagosur disa persona.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Asnjë mbrojtje për këdo që del përpara drejtësisë”/ Rama në Dublin: Për herë të parë që nga 1912, njerëzit me pushtet po gjykohen nga gjykata të pavarura

22:22 / November 11, 2026

Ndryshime në kabinetin qeveritar/ Ja çfarë po ndodh në Ministrinë e Drejtësisë

21:40 / November 11, 2026

Samiti i radhës i NATO-s në Tiranë do të zhvillohet virtualisht? Ministria e Mbrojtjes mohon pretendimet: Nuk ka pasur deklaratë të tillë

20:59 / November 11, 2026

Veliaj grupit të PS: Komision parlamentar për të hetuar kërcënimet e kryeministrit ndaj meje…

19:22 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.