Një 77-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në afërsi të fshatit Gjocaj, në aksin rrugor Elbasan- Peqin.
Sipas policisë, një mjet është përplasur me një motoçikletë. Për rrjedhojë ka humbur jetën drejtuesi i kësaj të fundit, Xh.T., 77 vjeç.
Peqin/ Informacion paraprak
Në aksin rrugor Elbasan- Peqin, në fshatin Gjocaj, shtetasi E.Z., banues në Fier, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me motoçikletën me drejtues shtetasin Xh.T., 77 vjeç, banues në fshatin Gjocaj, Peqin.
Si pasojë e aksidentit është plagosur dhe ka ndërruar jetë drejetuesi i motoçikletës.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
