Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Ngrihet rrjeti ‘informativ’/ Caktohen institucionet që do kenë Koordinator Antikorrupsion, miratohen edhe pagat

13:38 / September 21, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kryeministria
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Institucionet kyç të administratës publike do të kenë të atashuar koordinatorët antikorrupsion që do raportojnë rregullisht për raste të dyshuara. Këshilli i Ministrave ka përcaktuar Dikasteret ku do të vendose rrjeti i koordinatorëve, ashtu si dhe pagat e këtyre të fundit, ndërkohë që do të jenë pjesë e organikës dhe strukturës së institucioneve.

Në nivel qendror koordinatorë antikorrupsion do të kenë: 

Drejtoria e Përgjithshme e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Agjencia e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara, Inspektorati Kombëtar I Mbrojtjes së Territorit, Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, Drejtoria e Përgjithshme Detare, Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural, Drejtoria e Përgjithshme e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Drejtoria Qendrore e Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, Drejtoria e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, Drejtoria Qendrore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, Drejtoria Qendrore e Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar dhe Agjencia për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ndërsa në nivel rajonal koordinator të rrjetit atikorrupsion do të kenë: drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, drejtoritë rajonale të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor dhe drejtoritë rajonale të Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit parauniversitar.

Pagën më të lartë do ta ketë Koordinatori në Drejtorinë e Përgjithshme të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës që do të trajtohet në nivelin II-a, ndërkohë që në institucionet e tjera, anëtarët e këtij rrjeti do trajtohen me pagat e niveleve II-b e më poshtë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Blushi: Ilir Metës i ndalohen takimet me deputetët, po i cënojnë edhe ushqimin

16:49 / August 27, 2026

Grida Duma thyen heshtjen dhe rrëzon thashethemet e verës për zv.Kryeministre

15:10 / August 27, 2026

Spahiu: “Flamingot” i kanë bërë një nder Shqipërisë, që kanë larguar Berishën për 3 muaj nga bulevardi

17:20 / August 26, 2026

Begaj pret në presidentë ambasadoren e Belgjikës

14:19 / August 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.