Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

60-vjeçari lë gruan, dashurohet me vajzën e saj/Nëna: I kapa duke u puthur në dhomë

18:34 / September 21, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Violeta Dobruna
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një histori e pazakontë dashurie mes një 60-vjeçari dhe një të miture 15 vjeçe. Nëna e vajzës Violeta Dobruna tregon se pas një bashkëjetese prej dy vitesh me Istref Avdiun, ky i fundit zë të dashur të bijën, me të cilën është larguar që prej 29 korrikut të këtij viti. Violeta Dobruna, tejet  e lënduar nga gjithcka ka ndodhur me të bijën kërkon kontakt me të. Ajo dyshon se, vajza është rrëmbyer nga ish-bashkëjetuesi me qëllime shfrytëzimi. Për Violetën, nënë e katër fëmijëve, kjo ngjarje e ka zanfafillën në vitin 2013 kur, pasi u divorcua nga bashkëshorti i saj nis një mardhënie të re dashurie me Istrefin, gjyshin e 18 nipërve. Ajo rrëfen sesi zbuloi raportin e partnerit të saj, prej 9 muajsh me të bijën e mitur.

“Dy vite më parë  njoha një shtetas me emrin Istref Avdiu,me të cilin u dashurova dhe nisa të bashkëjetoj.Pas disa muajve vendosa të marrë edhe vajzën Argnesa që të jetonte me ne. Me kalimin e kohës kuptova se mardhënia e vajzës me bashkëjetuesin tim,  filloi të bëhej më e afërt. Nuk I besava syve, kur i kapa duke u puthur e prekur me njeri tjetrin. Por, ata ma mohuan të dy edhe pas denoncimit në polici”- rrefeu nëna në Report tv.

Pas kësaj ngjarje të rëndë, 60-vjeçari largohet nga shtëpia, ndërsa vajza shkon tek familja e babait. Violeta Dobruna mbetet e vetme dhe mundohej të kujdesej për të bijën, deri ditën kur ajo i mbylli telefonin.

“Në datën 11 korrik, Istrefi largohet nga shtëpia dhe për rreth dy javë nuk mora asnjë lajm prej tij. Më pas zhduket edhe vajza. Zbulova që janë larguar të dy drejt Serbisë. Bëra të pamundurën të lidhesha me Istrefin, ai më ofendoi dhe më tha:- ‘Të lashë ty, se u dashurova me vajzën tënde’. Këtë gje me tha dhe vajza me pas, që mami unë e dua.”- tregoi nëna e të miturës

Ndërsa në një lidhje telefonike live në emision, njerku Istref Avdiu mohon që vajza të jetë me të dhe më pas mbyll telefonin. Me lot në sy, Violeta bëri thirrje Istrefit ta kthejë vajzën sërish në shtëpi, pasi ajo është ende fëmijë dhe nëna dyshon së ai mund ta shfrytëzojë për prostitucion.

“Istrefi ka thënë se vajzën do ia shes dikujt tjetër në Serbi. Ai e  ka mashtruar vajzën me para. Kërkoj vajzën se ma mori në qaf, ai maskara. Jeta e saj është në rrezik, pasi unë jam e dhunuar vetë nga serbët në kohën e luftës, prandaj kurrë nuk do t’ia lë një serbi vajzën në duar. Ai një ditë  do ta  paguaj shtrenjtë për këtë që më bëri”- e mbylli bisedën Violeta Dobruna.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lamallari: Do të bëjmë gjithçka për të arritur pritshmëritë e qytetarëve, presin nga ne korrektësi

19:17 / August 27, 2026

Berisha nis përpjekjet për vizën amerikane, përdor IDU-në për të hyrë në Konventën Republikane

17:31 / August 27, 2026

Mbi 90% regjistrime në Mjekësi, fituesit nxitojnë të regjistrohen, pranojnë të punojnë tre vjet në Shqipëri

15:39 / August 27, 2026

Islanda kërkon të hyjë në BE, ekspertët: Shtysë edhe për anëtarësimin e Shqipërisë

14:28 / August 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.