Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Vidhen 300 mijë lekë në market, menaxheri në Yzberisht ia mban kasieres dhe e kërcënon me padi

21:45 / September 21, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Vjedhja
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kohët e fundit në internet kanë qarkulluar video dhe foto, ku shihet një djalë i moshës 12-13 vjeç, duke vjedhur disa objekte në kryeqytet. Pre e vjedhjes prej tij ka rënë edhe një supermarket në Yzberisht. Ersida Avdo është drejtuar në emisionin “Stop”, pasi punon kasiere prej disa muajsh në supermarketin në fjalë në zonën e Misto Mames në Tiranë.

Në datën 27 gusht, kur ka ndodhur vjedhja, Ersida ka qenë në kasë, por meqë nuk kishte njerëz por merrej me sistemimin e rafteve të produkteve. Pak çaste më pas ajo ka parë të miturin, por ai është larguar me shpejtësi, duke grabitur një shumë prej 300 mijë lekësh të vjetra.

Për rastin është bërë kallzim dhe materialet i kanë kaluar prokurorisë, por administratori i marketit i kërkon paratë punonjëses. Kjo e fundit është detyruar t’ia japë paratë e vjedhura, por thotë se kjo nuk është e drejtë dhe kërkon ndihmë në zbardhjen e çështjes.

Menaxheri: Lekët, që t’i kanë marrë sot, do  t’i kompesosh!

Vajza: Po pse duhet t’i nxjerr unë, se këtë nuk po arij dot ta kuptoj?

Menaxheri: Se është përgjegjsia jote e kasës.

Vajza: Po pse duhet të jetë përgjesia ime, kur unë, kur nuk ka njerëz, lëviz për të sistemuar rreshtin?

Menaxheri: Si s’ka njerëz?

Vajza: A më eshtë…, a më është thënë, kur nuk ka njerëz në market, duhet të lëvizësh të sistemosh?

Menaxheri: Kush? Po kush do të kujdeset për kasën tënde?

Vajza: Tashi unë, kur erdha këtu, kam kthyer kokën, dhe sa herë kthej kokën për të parë.

Menaxheri: Shiko, o goca!

Vajza: A është përgjegjësia jonë edhe rreshti edhe kasa?

Menaxheri: Përgjegjësia e kasierit është, lekët t’i dorëzojë saktë dhe në rast, që i del minus t’i kompesojë menjeherë ditën e nesërme.

Vajza: Sepse ato lekë, është vjedh nga një njeri, që ka ardh nga jashtë dhe nuk është vjedh nga këtu brënda dhe biles ajo kasë është pa celës. Në mos sot, nesër ai njeri mund të vijë prapë dhe unë atë dua dhe të vijë prapë dhe do shikojmë pastaj, kujt do t’i bjerë përgjegjësia.

Menaxheri: Te çelësi i kasës!

Vajza: Te çelësi i kasës? Në çdo market, ku vete, kasa është me çelës, ose me kod.

Menaxheri: Shumë mirë e ka kasën.

Vajza: Kasa a kyçet me çelës?

Menaxheri: Dhe ti, në rast që nuk i sjell këto lekët, ne do të padisim ty.

Vajza: Po!

Menaxheri: Për thyerjen e rregullores.

Vajza: Unë rregulloren e kam ndjekur shumë mirë. Që ditën, që kam ardhur më është thënë dhe kasa dhe sistemimi, kur mos të këtë njerëz…, joo jam shumë në rregull.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lamallari: Do të bëjmë gjithçka për të arritur pritshmëritë e qytetarëve, presin nga ne korrektësi

19:17 / August 27, 2026

Aksident me vdekje në aksin Fushë Krujë-Borizanë, makina del nga rruga dhe përfundon në kanal!

18:40 / August 27, 2026

E-mail-et kërcënuese për bombë, gjurmët e hetimit çojnë në Argjentinë dhe Brazil! Autoritetet shqiptare pritet t’u drejtohen me letërporosi

18:01 / August 27, 2026

Berisha nis përpjekjet për vizën amerikane, përdor IDU-në për të hyrë në Konventën Republikane

17:31 / August 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.