Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Ibra udhëheq Milan, show në fushë dhe në konferencë

10:18 / September 22, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ibra 684x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Milani i ri nis nga ai i fund sezonit të shkuar, protagonistët janë të njëjtë, sërish ai që bën diferencën është Zlatan Ibrahimovic. 

Gjigandi suedez dhuroi një paraqitje fantastike përballë Bologna, realizoi një “dopjetë” por mund të kishte shënuar dhe më shumë, në fund të fund është thjeshtë një njeri normal pavarësisht se janë të radhë lojtarët që mund të bëjë gjëra të tilla në moshën e Ibrës:

Nëse do të isha 20 vjeç mund të kisha shënuar dhe dy gola të tjerë por fatmirësisht jam 39-të”, ishte batuta e Ibrës në përfundim të sfidës. Në fakt suedezi e kishte një mundësi të tillë, ekipi i Piolut funksioni në perfeksin duke shërbyer shpesh Ibrën në zonë.

Goli i avantazhit erdhi në minutën e 35-të pas një krosi perfekt nga Hernandez. Me fillimin e pjesës së dytë, Ibrahimovic shënoi dhe golin e dytë nga pika e bardhë e penalltisë. Shifrat nuk ndryshuan deri në fund me Milan që e nis e këmbën e mbarë këtë edicion të Serie A. Natyrshëm që tifozët kuqezi shpresojnë që këtë sezon të arrijnë diçka më shumë, por Ibra nuk zhbalancohet kur pyetet për objektivat:

“Objektivi është të bëjmë më mirë se sa sezoni i shkuar, lojtarët e rinjë po bëjnë mirë. Punojnë, dëgjojnë dhe kanë disiplinë, pas gjashtë muajve të fundit e dinë se çfarë duhet të bëjnë. Këtë vit duhet të mendojmë ndeshje pas ndeshje, të luajmë me besim sikur të ishte gjithnjë një finale. Objektivat janë të larta por mos më pyesni më shumë se janë sekret”, e mbylli Ibra me batutë intervistën e tij pas ndeshjes.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sot shorti për fazën e ligës së Champions League, mësoni 36 skuadrat e kualifikuara dhe ndarjen në vazo

09:32 / August 27, 2026

Formula 1/ Çmenduria Red Bull, 100 milionë dollarë në vit për Max Verstappen

11:39 / August 23, 2026

Shqipëria U-21 në “Taranto 2026”, Alban Bushi: Shkojmë për të konkurruar dhe për t’u kualifikuar

10:25 / August 19, 2026

FIFA pushon nga puna drejtorin operativ Kevin Lamour

11:57 / August 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.