Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Vrasja në Durrës, jepet masa e sigurisë për autorët. Ngjarja degradoi nga kopshti bejsbollit te përdorimi i armës

12:50 / September 22, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vrasja durres
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Gjykatën e Durrësit është dhënë sot masa e sigurisë për pesë të arrestuarit për vrasjen e 39-vjeçarit Armando Baboçi.

Klodjan Daci, Henri Tatasi dhe Sergio Tati janë lënë në “arrest me burg”, ndërsa Endri Cimo dhe Argit Kastrioti janë lënë në “arrest shtëpie”.

Krimi ndodhi mbrëmjen e 18 shtatorit, ku viktimë mbeti Armando Baboçi, 39 vjeç, ndërsa i plagosur dajli i tij, që kishte ndërruar mbiemër, Erald Gjini, 19 vjeç.

Klodian Daci si autor, Henri Tatosi dhe Serxho Tatosi akuzohen per vrasje ne bashkepunim. Mesohet se sherrin e kane pasur Klodi Daci me Erald Gjnin, nderkohe qe Hengri Bengu dhe Argit Kastrioti jane arrestuar per moskallezim krimi.

NGJARJA

Sipas Policisë, babë e bir u qëlluan pas sherrit që patën me nje grup djemsh, 5 prej te cileve u arrestuan, ndersa tre jane shpallur ne kerkim.

Fillimisht sherri nis mes Erald Gjinit dhe Klodian Dacit. Policia tha zyrtarisht se sherri mes tyre ka nisur për çështje banale. Ndërsa situata ka agravuar kur kanë nisur të përdorin sende të forta ndërmjet tyre. 39- vjeçari dhe djali i tij, sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, kanë tentuar të largohen nga duart e kundërshtarëve, por pa rezultat.

Njëri prej pjesëtarëve të familjes Tatosi mbante me vetë një armë zjarri, çka ka çuar në agravim të situatës, duke e nxjerrë atë dhe duke qëlluar ndaj babë e bir. Ky i fundit ka marrë një plagë në dorë, ndërsa i ati u plagos në bark, plagë që i shkaktoi edhe vdekjen. Babë e bir u dërguan menjëherë në spital, por Armando Baboçi nuk arriti që t’u mbijetonte plagëve duke ndërruar jetë, ndërsa i biri ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 4 gëzhoja.

Ende nuk dihen shkaqet e konfliktit që la një të vdekur dhe një të plagosur në Durrës. Ndërkohë, Policia ka bërë shoqërimin e gjashtë personave që dyshohet se kanë lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme.

Sakaq, Policia e Durrësit ka marrë në pyetje disa persona, të cilët kanë qenë të pranishëm momentin kur ndodhi sherri mes dy palëve. Ata kanë treguar gjithçka kanë parë dhe më pas janë lënë të lirë.

Disa prej sendeve të forta që u përdorën gjatë sherrit janë gjetur të shpërndara në rrugët e Lagjes numër 13.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Asnjë mbrojtje për këdo që del përpara drejtësisë”/ Rama në Dublin: Për herë të parë që nga 1912, njerëzit me pushtet po gjykohen nga gjykata të pavarura

22:22 / November 11, 2026

Ndryshime në kabinetin qeveritar/ Ja çfarë po ndodh në Ministrinë e Drejtësisë

21:40 / November 11, 2026

Samiti i radhës i NATO-s në Tiranë do të zhvillohet virtualisht? Ministria e Mbrojtjes mohon pretendimet: Nuk ka pasur deklaratë të tillë

20:59 / November 11, 2026

Veliaj grupit të PS: Komision parlamentar për të hetuar kërcënimet e kryeministrit ndaj meje…

19:22 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.