Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

U shiste shqiptarëve formularë falso për të kaluar kufirin, në pranga 41-vjeçari

14:07 / September 22, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
arrestim
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Pogradecit ka vënë në pranga një 41-vjeçar i cili u shiste formularë falso qytetarëve që do të kalonin kufirin për në Greqi.

Mësohet se Eduart Balliu, përfitonte për secilin prej tyre shumën nga 1000 deri në 1500 lekë.

“Gjatë veprimeve të mëtejshme hetimore e proceduriale të kryera nga Seksioni për krimin ekononik-financiar në DVP-Korçë, rezultoi se shtetasi E. B., nëpërmjet mashtrimit, iu kishte plotësuar formularët këtyre shtetasve në agjensinë e tij në qytetin e Pogradecit, duke përfituar për secilin prej tyre shumën nga 1000 deri në 1500 lekë”, njofton nder te tjera policia.

Njoftimi i policisë:

Falsifikoi kundrejt fitimit, formularët për hyrjen në Greqi të 33 shtetasve shqiptarë, arrestohet në flagrancë 41-vjeçari.

Specialistët për hetimin e krimit ekonomik-financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. B., 41 vjeç, banues në Pogradec.

Shërbimeve të Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në dalje të Republikës së Shqipërisë, gjatë verifikimit dhe kontrollit të dokumentacionit të 33 shtetasve shqiptarë dhe konkretisht të formularëve të hyrjes për në shtetin grek, iu kanë lindur dyshime se mund të ishin dokumente të falsifikuara.

Gjatë veprimeve të mëtejshme hetimore e proceduriale të kryera nga Seksioni për krimin ekononik-financiar në DVP-Korçë, rezultoi se shtetasi E. B., nëpërmjet mashtrimit, iu kishte plotësuar formularët këtyre shtetasve në agjensinë e tij në qytetin e Pogradecit, duke përfituar për secilin prej tyre shumën nga 1000 deri në 1500 lekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Mashtrimi, kryer më shumë se 1 herë” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Asnjë mbrojtje për këdo që del përpara drejtësisë”/ Rama në Dublin: Për herë të parë që nga 1912, njerëzit me pushtet po gjykohen nga gjykata të pavarura

22:22 / November 11, 2026

Ndryshime në kabinetin qeveritar/ Ja çfarë po ndodh në Ministrinë e Drejtësisë

21:40 / November 11, 2026

Samiti i radhës i NATO-s në Tiranë do të zhvillohet virtualisht? Ministria e Mbrojtjes mohon pretendimet: Nuk ka pasur deklaratë të tillë

20:59 / November 11, 2026

Veliaj grupit të PS: Komision parlamentar për të hetuar kërcënimet e kryeministrit ndaj meje…

19:22 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.