Edhe pse i ndajnë bindje të ndryshme politike, Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, i ka uruar shërim të shpejtë kryebashkiakes së Shkodrës Voltana Ademi, pasi kjo e fundit u konfirmua pozitive me Covid-19.
Në intervistën në ABCNEWS, Veliaj deklaroi se është shumë e rëndësishmë që njerzilliku prevalon mbi çdo diferencë tjetër.
“Së pari Voltanës dua ti uroj shëndet të plotë. Është shumë e rëndësishmë që njerzilliku të prevalojë mbi çdo diferencë tjetër, por kjo nuk ndodhi me mua.
Dëgjova loj lloj çudirash, ka shkuar në Turqi, pse është nxirë e kur do vdesë, kështu që unë nuk dua ta ushqej më këtë politikë përçarëse, ndaj unë dua t’i uroj Voltanës shëndet, jetë sa më të gjatë dhe një harmoni në familjen e saj sidomos në këtë kohë të vështira kur duhet që shëndeti psikologjik të jetë po aq i fortë sa shëndeti fizik. E këshillojë të marrë sa më shumë vitamnië C dhe D dhe e këshillojë të dëgjojë këshillat e mjekëve sepse vlejnë më shumë sesa çdo legjendë urbane dhe teori e konspiracioni.
Mjeku im i familjes më adresoi tek Covid 2 ku u ndoqa nga doktor Prelatin, ndërkohë që tek Covid 1 me doktorëshë Najadën që pata një super eksperiencë pozitive kur dhashë plazmën.
Kam pasur në të dyja spitalet Covid eksperienca fantastike si me Doktor Prelatin dhe me Doktoresh Najadën dhe kur them emrat e tyre, them stafet respektive”, tha Veliaj.
Postime te ngjashme
Add A Comment
