Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Efektet negative nga listat e hapura”, Gjiknuri: Në Parlament mund të zgjidhen “tipa të fortë” që kanë para

18:20 / September 22, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
damiangjiknuri 750x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këshilli Politik i mbledhur ditën e sotme, duket se nuk prodhoi asnjë rezultat, pasi nuk u mor asnjë vendim përsa i përket ndryshimit të listave.

Menjëherë pas takimit në Këshillin Politik, deputeti Damian Gjiknuri foli mbi aspektet negative që mbart implementimi 100% i listave të hapura.

Sipas tij, kjo mënyrë zgjedhje do t’i hapte rrugë kriminelëve dhe njerëzve të padenjë që të futen në parlament. I pyetur se ky modul do të prodhoj zgjedhje të korruptuara, Gjiknuri u përgjigj se po, prandaj sipas tij zgjidhja që ka propozuar Partia Socialiste është më stabël dhe mënjanon raste të tilla.

Me hapjen e listave do rrezikojmë që përfaqësimi në parlament të çedojë, të kemi surpriza, mund të kemi gjëra të papritura dhe të shëmtuara.

Unë me të vërtetë kam pasur kritika për këtë dhe nga se jam nisur, deri diku edhe si njohës i politikës shqiptare sepse kam vite që militoj dhe e njoh terrenin politik shqiptar. Nuk jam nga njerëzit që nuk jam mësuar me fushata dhe nuk marr vota dhe e dyta kam parë çfarë ka ndodhur në vendet e tjera, sidomos në vendet që nuk kanë maturimin demokratik, kjo ka qenë realiteti. Cilësia jo vetëm që nuk është rritur, por në disa vende që janë të ngjashme me Shqipërinë janë zgjedhur dhe nivelet më të dobëta të mundshme, pse? Sepse është ky elementi tribalizmat, zgjidhen tipa të fortë, kush ka para, këto ndodhin.

Do të ndodhë kjo këto me këtë lloj sistemi?

Kjo hapje patjetër do të ekspozojë dhe këtë lloj tensioni mes kandidatëve. Nuk mund ta parashikoj, nuk e di si do të sillet elektorali, nuk e parashikoj dot.

E rrit kjo sensin e korruptimit të votës?

Për mua tendenca është më e lartë, presioni do të jetë më i lartë për administratën zgjedhore dhe këtë fenomene do të jenë shqetësuese. Kjo formulë që ju e quani truk, por për ne është formulë shumë stabël do të bëjë të ruhet një nivel i mirë përfaqësimi. Ndryshe me variante totalisht ajo që quhet pa asnjë lloj formule ndarëse, pra mjafton me 500 vota po të erdhi radha zgjidhesh. Ajo do të sjellë një destabilitet, shkatërrim të përfaqësimit dhe do të jetë zhgënjimi më i madh i të gjithë shqiptarëve. Mjafton të kujtojmë si bëheshin zgjedhjet për këshillat e komunave, kur të gjithë bridhnin me letra në xhep.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lamallari: Do të bëjmë gjithçka për të arritur pritshmëritë e qytetarëve, presin nga ne korrektësi

19:17 / August 27, 2026

Berisha nis përpjekjet për vizën amerikane, përdor IDU-në për të hyrë në Konventën Republikane

17:31 / August 27, 2026

Mbi 90% regjistrime në Mjekësi, fituesit nxitojnë të regjistrohen, pranojnë të punojnë tre vjet në Shqipëri

15:39 / August 27, 2026

Islanda kërkon të hyjë në BE, ekspertët: Shtysë edhe për anëtarësimin e Shqipërisë

14:28 / August 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.