Presidenti i Kosovës Hashim Thaci vijon takimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai publikoi në llogarinë e tij një foto me Nancy Pelosi, të cilën Thaci e konsideron mike të vecantë.
“Nancy Pelosi është mike e vjetër e Kosovës dhe për këtë i shpreha mirënjohje gjatë Lutjeve të Mëngjesit. Në Uashington, kur është në pyetje Kosova, të gjithë flasin me një zë në përkrahje të marrëveshjes së paqes”, shkruan Presidenti i Kosovës.
