Ish-këshilltari i Ridvan Bodes, Elvi Fundo, e sheh të mundshëm një bashkëpunim Rama-Basha pas zgjedhjeve.
Fundo ishte i ftuari i Adi Krastës në programin e tij në SYRI TV, ku shprehu rezerva për opozitën, duke thënë se atë e pret skenari i socialdemokratëve gjermanë, që u futën në koalicion me partinë e Merkel dhe janë mpakur ndjeshëm.
“Basha do jetë krahu i djathtë i Ramës. Kemi një opozitë të dobët, sidomos në terren, opozitë problematike, të kompleksuar, të akuzuar për pazare. Opozita nuk është e bashkuar.
Ajo që i ndodhi socialdemokratëve në Gjermani, do i ndodhë edhe Bashës nëse mban një sy shkelur ndaj Ramës,” tha Fundo.
Ai tha se kryeministri Edi Rama duket i shqetësuar dhe mbledh përditë koordinatorët e fushatës zgjedhore. Sipas tij, për herë të parë Rama ka rënë në sondazhe poshtë 50 përqind.
