Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident në Rrugën e Kombit, pranë kryqëzimit të Burrelit. Mësohet se një autobot është përplasur me një makinë dhe raportohet për disa persona të plagosur.
Si pasojë e përplasjes së fortë, makina ka përfunduar disa metra jashtë rruge. Ndërkohë policia dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.
