Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Xhaxhai i vrau nënën, Marjus Xhepa: Po u dënua me burg shpëton. Nuk ka pasur lidhje sentimentale, por shkonte e shqetësonte edhe kur s’isha në shtëpi

17:09 / September 23, 20204 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Lirie Xhepës
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Gjykatën Penale të Tiranës është zhvilluar seanca për vrasjen e Lirie Xhepës në 13 shkurt të 2019-ës. Në sallë u thirr si dëshmitar djali i saj, Marjus Xhepa. Ky i fundit, nga banka e dëshmitarit ka kërcënuar të pandehurin, Dashamir Xhepa, xhaxhain e tij, në lidhje me vrasjen e së ëmës. Në rrëfimin si dëshmitar ai ka theksuar se shpresonte se po u dënua do shpëtonte, ndërsa e do jashtë.

Dëshmia e plotë e 25-vjeçarit Marjus Xhepa në senacën gjyqësore:

“Marrëdhëniet me xhaxhain kanë qenë shumë të këqija, ai është zënë me të gjithë njerëzit e shtëpisë. Unë personalisht kisha shtatë vite që nuk flisja me të, edhe me nënën time nuk ka folur fare. Në fillim Dashamir Xhepa zihej me të gjithë. Që nga vdekja e babait tim në vitin 2006 marrëdhënia ka qenë shumë e tensionuar me të. Ai e shqetësonte nënën time, ndërsa ka marrë edhe një urdhër mbrojtje pasi vinte në shtëpi dhe zihej me të gjithë, kërkonte para. Nëna ime ka kërkuar urdhër mbrojte pasi shkonte e shqetësonte edhe kur unë nuk isha në shtëpi, i shkonte prapa e ruante dhe i kërkonte para. Jam zënë me atë dhe prap pasi kalonte një javë ishte i njëjti muhabet. Nënën time e çoja vetë në punë pasi ai e shqetësonte gjithë kohës. Donte lekë, nuk e di sa i kërkonte por ai ishte pa punë. Kur e ka vrarë në ditën e ngjarjes i ka marrë 500 euro në çantë, e cila sot e kësaj dite nuk është gjetur. Atë ditë e kam dërguar në punë në mëngjes nënën time, ndërsa pashë xhaxhain tim që u fsheh pas një makine. Kam lënë nënën tek fabrika e këpucëve ku punonte dhe jam larguar për në Fier pasi kisha vëllain në burg atje. Jam kthyer nga Fieri në orën 21:00, nuk e gjeta nënën time aty, gjeta vetëm vëllain tim të vogël, Romeon. E pyeta dhe më tha që nëna ishte kthyer nga puna por kishte dalë dhe kishte ikur poshtë (në Kombinat). Kam pritur zgjuar deri në orën 23:00, isha shumë i lodhur, dhe më ka zënë gjumi. Në mëngjes erdhi policia te shtëpia, e cila më ka zgjuar. Ata kishin gjetur nënën time të vdekur. Trupin e pajetë e kishin parë fillimisht njerëzit e zonës në një distancë 300-400 metër nga banesa, të cilët kanë thirrur policinë. Isha te vendi i ngjarjes, ndërsa policia më ka thirrur për të identifikuar trupin. Dashamir Xhepa më ka thënë para shtatë viteve që do më vriste nënën, por unë i thoja që të merrej me mua. Pas ngjarjes Dashamirin nuk e kam parë fare, ishte zhdukur, nuk ishte në ceremoninë e varrimit. Jam parë për herë të fundit me të në gjykatë. Ai po u dënua me burg shpëton, unë e dua jashtë atë. Dashamir Xhepa më ka vrarë nënën. Unë nuk e di a ka patur njeri tjetër kur ka ndodhur vrasja dhe nëse e ka parë dikush atë. Ju më kuptoni, unë po dridhem i tëri (i tensionuar). Atë që ka bërë ai (xhaxhai) e bën një legen. Legen pasi nuk u mor me mua, por u mor me një femër. Përveç konfliktit të lekëve nuk ka patur shkaqe të tjera për ta vrarë nënën time, nuk është e vërtet që ka patur çështje simpatie apo lidhje sentimentale.”

Situata u tensionua dhe acarua në sallën e gjyqit pasi i pandehuri Dashamir Xhepa akuzoi nipin se nuk po thoshte të vërtetën. Sipas tij Komisariati nr. 6 i njihte shumë mirë, edhe mua, edhe këta, ndërsa dëshmitari, Marjus Xhepa, i flet me fjalë fyesi. Në seancën e radhën do të jepen konkluzionet përfundimtare.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lamallari: Do të bëjmë gjithçka për të arritur pritshmëritë e qytetarëve, presin nga ne korrektësi

19:17 / August 27, 2026

Aksident me vdekje në aksin Fushë Krujë-Borizanë, makina del nga rruga dhe përfundon në kanal!

18:40 / August 27, 2026

E-mail-et kërcënuese për bombë, gjurmët e hetimit çojnë në Argjentinë dhe Brazil! Autoritetet shqiptare pritet t’u drejtohen me letërporosi

18:01 / August 27, 2026

Berisha nis përpjekjet për vizën amerikane, përdor IDU-në për të hyrë në Konventën Republikane

17:31 / August 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.