Një qen, që kishte ngecur mes mbetjeve të naftës, është shpëtuar mrekullisht nga një grup njerëzish.
I mbuluar totalisht nga nafta dhe i dëmtuar fizikisht, kafsha e kishte të pamundur të shpëtonte, ndaj u desh ndërhyrja e dy burrave për ta nxjerrë nga aty, për ta pastruar e më pas mjekuar.
Videoja po bën xhiron e rrjetit duke marrë me mijëra pëlqime dhe komente, ndërsa fatmirësisht qeni tashmë gëzon shëndet të plotë.
