Problemet teknike në sistemet bankare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijojnë ende, duke shkaktuar vështirësi për mijëra klientë të disa prej bankave më të mëdha në vend.
Ndërprerja, e cila nisi prej mbrëmjes së të hënës, ka prekur shërbimet bankare online, me përdoruesit që raportojnë se nuk arrijnë të aksesojnë llogaritë e tyre, të kryejnë pagesa apo transferta financiare, ndërsa janë raportuar vështirësi edhe në tërheqjen e parave.
Problematika ka prekur disa prej bankave më të mëdha në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mes tyre Chase, Bank of America, Wells Fargo dhe U.S. Bank.
Një nga pistat që po hetohet lidhet me një problem të mundshëm në sistemet software të infrastrukturës bankare qendrore, i cili mund të ketë shkaktuar ndërprerje në komunikimin dhe përpunimin e transaksioneve mes institucioneve financiare.
Problemet në sektorin bankar vijnë në një moment kur Shtetet e Bashkuara janë përballur me një sërë incidentesh të rëndësishme teknologjike. Vetëm pak ditë më parë, një ndërprerje e gjerë e shërbimeve të Microsoft, e cila zgjati për disa orë, shkaktoi probleme në platforma të rëndësishme si Outlook dhe Teams
Ndërkohë, një tjetër incident në sistemet e kontrollit të trafikut ajror shkaktoi kaos në aeroportet amerikane, duke ndikuar në operimin e fluturimeve brenda vendit dhe atyre me destinacion Shtetet e Bashkuara te amerikes.
