Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Veliaj kërkon shtyrjen e seancës në GJKKO: Gjendja shëndetësore më pengon të jem i pranishëm

12:11 / November 17, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 a2b8c6cf8c6071f81e9cd1934b154d18
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka kërkuar për herë të parë që nga muaji shkurt i këtij viti që të marrë pjesë në seancën gjyqësore ndaj tij në Gjykatën e Posaçme.

Përmes një letre drejtuar gjykatës, ai ka kërkuar shtyrjen e seancës, duke argumentuar se gjendja shëndetësore dhe mungesa e dokumentacionit mjekësor e pengojnë të jetë i pranishëm në proces.

Veliaj pretendon se prej 10 ditësh kërkon dokumentacionin mjekësor, por nuk ka marrë asnjë shpjegim, ndërsa thekson se i është rekomanduar një ndërhyrje kirurgjikale.

Në letrën drejtuar gjykatës, Veliaj shkruan:

“Për shkak të gjendjes shëndetësore për të cilën më është rekomanduar ndërhyrje kirurgjikale, kam 10 ditë që kërkoj dokumentacionin mjekësor, por s’më është dhënë asnjë shpjegim. Kjo situatë më pengon të marr pjesë në gjykim dhe kërkoj që seanca gjyqësore të shtyhet”.

Muajt e parë të refuzimit Veliaj kërkoi t’i vendoseshin në dispozicion të gjithë fashikujt, pasi sipas tij nuk i ishin dhënë. Ndërsa pasi gjykata pranoi këtë kërkesë, Veliaj kërkoi qe të gjykohej në sallë dhe të dilte nga kafazi i qelqtë, kërkesë që i është refuzuar.

Gjatë seancës, prokurori Altin Dumani deklaroi se Prokuroria nuk disponon dokumentacion mjekësor që të pasqyrojë gjendjen shëndetësore të kryebashkiakut.

“Ne nuk kemi asnjë relacion mjekësor nga mjeku i burgut të na përshkruajë gjendjen shëndetësore të Veliajt. Nuk kemi asnjë dokument konkret mbi gjendjen e tij që të ishim të qartë”.

Nga ana tjetër, avokati Plarent Ndreca kundërshtoi qëndrimin e prokurorit, duke theksuar se Prokuroria është e informuar për gjendjen shëndetësore të Veliajt. Sipas tij, klienti kërkon informacion mbi gjendjen e këmbës dhe grafitë për t’i konsultuar me një mjek, por nuk i vihet në dispozicion kartela mjekësore.

“Prokuroria është e informuar mbi gjendjen shëndetësore të Veliajt. Këtë thotë edhe i pandehuri, kërkon info mbi situatën reale të këmbës dhe grafinë për ta konsultuar me mjek. Nuk i jepet kartela mjekësore. Veliaj e ka shprehur vullnetin për të marrë pjesë në seancë”.

Gjykata është tërhequr për të marrë vendim mbi kërkesën e Veliajt për shtyrjen e seancës dhe të vendosë mbi vijimin e procesit gjyqësor.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kaos në bankat amerikane, mijëra klientë pa akses në llogari, probleme me pagesat dhe tërheqjen e parave

12:18 / November 17, 2026

Kryeministri britanik Burnham: Brexit nuk ka funksionuar, Britania synon marrëveshje të re me BE-në

12:08 / November 17, 2026

“Përgjigje ndaj goditjeve ruse mbi infrastrukturën ukrainase”, Zelensky reagon pas sulmit ndaj urës së Krimesë

11:47 / November 17, 2026

Homazhe për oficerin që vdiq në aksident/ Ermal Lulaj, babai i tre fëmijëve, përcillet për në banesën e fundit

11:27 / November 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.