Ka përfunduar seanca në Gjykatën Speciale në Hagë, ku u shpall aktgjykimi ndaj Hashim Thaçit dhe katër të bashkakuzuarve të tij në rastin për pengim të drejtësisë.
Thaçi u dënua me 17 muaj burgim. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Thaçi ka reaguar për vendimin e gjykatës.
“Një padrejtësi nuk ndreqet nga një padrejtësi tjetër!”, shkruan Thaçi në Facebook.
Ndërkaq, Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu u dënuan nga gjykata me nga 12 muaj, ndërsa Hajredin Kuçi me një muaj burgim me kusht.
Isni Kilaj u shpall i pafajshëm.
