Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Videoja me 100 euro që po qarkullon në rrjet, reagon deputetja Kushi: Nuk jam unë, kam bërë kallëzim

10:22 / November 17, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
collage 2 1920x1080 27 800x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputetja e Partisë Socialiste, Evis Kushi, ka reaguar pas publikimit dhe shpërndarjes në rrjetet sociale të një videoje, ku një grua shfaqet duke folur në mënyrë të papërshtatshme dhe duke tundur një kartëmonedhë 100 euro në një ambient publik.

Në reagimin e saj, Kushi mohon të jetë personi që shfaqet në pamjet që po qarkullojnë, duke i cilësuar ato si një përpjekje për manipulimin e identitetit dhe dëmtimin e reputacionit të saj.

Ajo bën me dije gjithashtu se ka depozituar një kallëzim pranë organeve kompetente, duke kërkuar hetimin e plotë të rastit dhe identifikimin e përgjegjësve.

“Në rrjetet sociale po qarkullon një video, në të cilën pretendohet se personi që shfaqet jam unë. Dua ta bëj të qartë se kjo nuk është e vërtetë. Personi në video nuk jam unë dhe nuk kam asnjë lidhje me këtë përmbajtje.

Është e papranueshme që, përmes manipulimit dhe keqpërdorimit të teknologjisë, të tentohet të tjetërsohet identiteti i një personi dhe të cenohet dinjiteti dhe reputacioni i tij.

Për këtë arsye, sot kam paraqitur një kallëzim pranë organeve kompetente, duke kërkuar hetimin e plotë të rastit, identifikimin e personave përgjegjës dhe marrjen e masave për heqjen e menjëhershme të videos nga platformat ku është publikuar.

Kjo nuk është thjesht një çështje personale. Është një çështje që lidhet me respektimin e dinjitetit njerëzor, mbrojtjen e identitetit dhe përgjegjësinë që secili duhet të mbajë për atë që krijon, publikon apo shpërndan në hapësirën digjitale”, shkruan Kushi.

913928985 1644906800767662 71880219853905985 n

100 euro evis kushi fake news videoja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arlind Qori konfirmon kandidimin për Bashkinë e Tiranës: Do të jem kandidat në zgjedhjet e 9 majit

10:18 / November 17, 2026

Sot Aktgjykimi ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve për pengim të drejtësisë/ Prokuroria kërkon deri në 6 vite burgim

09:59 / November 17, 2026

BE dhe SHBA-të koordinohen për Ukrainën, 140 sanksione të reja kundër Rusisë

09:52 / November 17, 2026

Rama publikon pamjet nga rruga Berat–Ballaban–Këlcyrë: Punimet drejt përfundimit, lidhje e re me jugun e vendit

09:49 / November 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.