Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Apeli i Presidentit të Kosovës: Të mos publikohen dosjet e Speciales…

23:03 / September 23, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Thacii
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prokurorët e Hagës kanë hartuar një dosje voluminoze ndaj drejtuesve të të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në këtë aktakuzë listohen Hashim Thaçi, Azem Syla, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi. Pas këtyre informacioneve, ka reaguar edhe vetë presidenti i Kosovës. Në një intervistë për T7, Hashim Thaçi, ka thënë se zhvillimet e fundit sa u përket dosjeve të speciales janë tejet shqetësuese. Presidenti kakritikuar edhe përfshirjen e OVL-së së UCK-së në gjithë këtë histori. Sipas presidentit, kjo mund të shkoj në dëm të të akuzuarve potencial. Ndër të tjera kreu i shtetit ka ftuar Organizatat që të ndalojnë publikimin e këtyre dosjeve, pasi sipas tij kjo situatë mund të shkoj në dëme të të pandehurve potencial.

“Zhvillimet e fundit ku pretendohet sa ka rrjedhje të informatave të klasifikuara nga këto institucione janë tejet shqetësuese sepse dëmtojnë arsyen kryesore mbi të cilën ishte vendosur zhvendosja e këtyre institucioneve jashtë Kosovës. Po që se vërtetohet se informatat e klasifikuara që kanë rrjedhur janë autentike, pres që autoritetet përkatëse të këtyre institucioneve të kryejnë hetime penale në lidhje me këtë ngjarje dhe që personat përgjegjës për këtë rrjedhje të informatave të klasifikuara, kushdo qofshin ata, të dalin para drejtësisë. Përfshirja e Organizatave të Dala nga Lufta e UÇK-së në këtë çështje – duke keqpërdorur qëndrimin e tyre publik kundër Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar – ka rrezik që të shpërqendroj vëmendjen nga nevoja për të hetuar personat përgjegjës për këtë rrjedhje të informatave të klasifikuara. Kjo rrjedhje e informatave të klasifikuara mund të paragjykoj procedurat penale që do të mund të zhvillohen atje dhe në dëm të të pandehurve. Kjo për shkak se kjo ngjarje mund të (keq)përdoret si pretekst për kufizuar të drejtat e të pandehurve gjatë procedurës penale, qoftë duke u kufizuar atyre të drejtën e lëvizjes apo duke ju kufizuar atyre të drejtën për të marrë në pyetje në mënyrë të plotë dhe gjithëpërfshirëse dëshmitarët kundër tyre”, ka thënë Thaçi.

dosjet hashin thaci publikohen uck
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.