Prokurorët e Hagës kanë hartuar një dosje voluminoze ndaj drejtuesve të të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në këtë aktakuzë listohen Hashim Thaçi, Azem Syla, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi. Pas këtyre informacioneve, ka reaguar edhe vetë presidenti i Kosovës. Në një intervistë për T7, Hashim Thaçi, ka thënë se zhvillimet e fundit sa u përket dosjeve të speciales janë tejet shqetësuese. Presidenti kakritikuar edhe përfshirjen e OVL-së së UCK-së në gjithë këtë histori. Sipas presidentit, kjo mund të shkoj në dëm të të akuzuarve potencial. Ndër të tjera kreu i shtetit ka ftuar Organizatat që të ndalojnë publikimin e këtyre dosjeve, pasi sipas tij kjo situatë mund të shkoj në dëme të të pandehurve potencial.
“Zhvillimet e fundit ku pretendohet sa ka rrjedhje të informatave të klasifikuara nga këto institucione janë tejet shqetësuese sepse dëmtojnë arsyen kryesore mbi të cilën ishte vendosur zhvendosja e këtyre institucioneve jashtë Kosovës. Po që se vërtetohet se informatat e klasifikuara që kanë rrjedhur janë autentike, pres që autoritetet përkatëse të këtyre institucioneve të kryejnë hetime penale në lidhje me këtë ngjarje dhe që personat përgjegjës për këtë rrjedhje të informatave të klasifikuara, kushdo qofshin ata, të dalin para drejtësisë. Përfshirja e Organizatave të Dala nga Lufta e UÇK-së në këtë çështje – duke keqpërdorur qëndrimin e tyre publik kundër Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar – ka rrezik që të shpërqendroj vëmendjen nga nevoja për të hetuar personat përgjegjës për këtë rrjedhje të informatave të klasifikuara. Kjo rrjedhje e informatave të klasifikuara mund të paragjykoj procedurat penale që do të mund të zhvillohen atje dhe në dëm të të pandehurve. Kjo për shkak se kjo ngjarje mund të (keq)përdoret si pretekst për kufizuar të drejtat e të pandehurve gjatë procedurës penale, qoftë duke u kufizuar atyre të drejtën e lëvizjes apo duke ju kufizuar atyre të drejtën për të marrë në pyetje në mënyrë të plotë dhe gjithëpërfshirëse dëshmitarët kundër tyre”, ka thënë Thaçi.