Një 61-vjeçar nga Durrësi është proceduar penalisht pasi ka ushtruar dhunë në një çerdhe private.
Burime zyrtare nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës bënë me dije shtetasi G. D., 61 vjeç, banues në Durrës, dyshohet se në ambientet e çerdhes private për fëmijë ku ai punon, ka ushtruar dhunë ndaj një fëmije të mitur 2 vjeç.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
