Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Avokati i pedagogut tregon si u arrestua: U infiltrua një agjent

11:22 / September 24, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
nevzat tarelli
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Avokati i pedagogut të arrestuar në Universiteti e Korçës ka treguar se është përdorur një agjent infiltrues.

Nevzat Tarelli thotë se qëndrimi i tij dhe klientit të tij është mohues.

“Së pari ai është ndaluar mbrëmë dhe jo sot, për shkak të një hetimi të filluar nga SPAK. Në dijeninë time është një procedim penal i filluar një muaj më parë. Dje janë finalizuar një kryerja e veprimit simulues me një agjent të infiltruar. Fjala bëhet për një studente e cila ka pasur një provim të ngelur dhe janë kryer veprime të simuluar me një person tjetër. Agjenti pretendohet se ka marrë komunikim me këtë person. Në momentet e arrestimit i mbrojturi prej meje nuk ka pasur asnjë lekë nga të hollat e përdorura nga veprimi simulues. Një pjesë e lekëve janë gjetur te personi tjetër, një pjesë nuk janë gjetur. Ne jemi në pozita mohuese. Është e vërtetë që ka pasur kontakte dje mes xhevahirit dhe profesorit. Por ka qenë kontakt për një aryse tjetër, sepse profesori do të merrte një shtëpi me qira dhe xhevahiri është posedues i një kompanie imobilare“, u shpreh avokati.

Referuar asaj çka është relatuar, avokati u shpreh se bëhet fjalë për një shumë prej 500 euro që i është marrë një studenteje. Por profesorit, tha ai, nuk i janë gjetur asnjë euro.

“Ky fakt është i vërtetuar. Në shpjegimet që ne kemi dhënë kontakti është për këtë pjesë. Se çfarë ka ndodhur mes Xhevahirit dhe agjentit të infiltruar është pjesë që duhet ta zgjidhin ata dhe jo ne. Profesor Alekti është pozicionuar se nuk ka lidhje me këtë. Mban një pozitë mohuese. Për me tepër rasti i studentit që pretendohet se kishte paguar 500 euro për një provim. Kjo është ajo që është relatuar. Por në kontrollin fizik të profesorit nuk është gjetur asnjë euro. Ndërkohë që një pjesë e këtyre eurove janë gjetur portofolin e Xhevahirit”, tha avokati.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Asnjë mbrojtje për këdo që del përpara drejtësisë”/ Rama në Dublin: Për herë të parë që nga 1912, njerëzit me pushtet po gjykohen nga gjykata të pavarura

22:22 / November 11, 2026

Ndryshime në kabinetin qeveritar/ Ja çfarë po ndodh në Ministrinë e Drejtësisë

21:40 / November 11, 2026

Samiti i radhës i NATO-s në Tiranë do të zhvillohet virtualisht? Ministria e Mbrojtjes mohon pretendimet: Nuk ka pasur deklaratë të tillë

20:59 / November 11, 2026

Veliaj grupit të PS: Komision parlamentar për të hetuar kërcënimet e kryeministrit ndaj meje…

19:22 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.