Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Veprat penale nga punonjësit e administratës publike, marrëveshje bashkëpunimi mes KLSH dhe Prokurorisë

16:55 / September 24, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
takimi me prokurorin 1280x640 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Kontrolli i Lartë i Shtetit, Arben Shehu dhe Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela ditën e sotme nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit mes dy institucioneve, përmes të cilit angazhohen të intensifikojnë luftën kundër veprave penale të kryera nga punonjësit e administratës publike në Shqipëri. KLSH dhe Prokuroria e Përgjithshme angazhohen të rrisin bashkëpunimin për shkëmbimin e informacioneve me qëllim evidentimin e saktë të shkeljeve, që përbëjnë vepër penale në fushën e administrimit të fondeve publike, administrimit të pronës publike dhe privatizimit të saj.

Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit Arben Shehu dhe Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela vlerësuan gjatë takimit të përbashkët se niveli i lartë i shpërdorimeve të fondeve publike është kthyer në një shqetësim serioz për vendin dhe opinionin publik shqiptar, duke u angazhuar për një reagim të menjëhershëm nga ana e dy institucioneve.

Dy drejtuesit shprehën vullnetin maksimal për bashkëpunim dhe koordinim më të mirë mes dy institucioneve, duke nisur nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme me përgatitjen e një metodike të posaçme hetimi lidhur me hetimin e veprave penale të kryera nga punonjësit e administratës publike.

Nga ana e saj KLSH angazhohet të kryejë një proces të thelluar auditues dhe të referimit në prokurori të veprave penale.

Në vijim do të organizohen takime të përbashkëta periodike ndërmjet punonjësve të KLSH-së, prokurorëve dhe oficerëve të policisë gjyqësore të specializuar për hetimin e veprave penale në fushën e krimit ekonomik.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Blushi: Ilir Metës i ndalohen takimet me deputetët, po i cënojnë edhe ushqimin

16:49 / August 27, 2026

Grida Duma thyen heshtjen dhe rrëzon thashethemet e verës për zv.Kryeministre

15:10 / August 27, 2026

Spahiu: “Flamingot” i kanë bërë një nder Shqipërisë, që kanë larguar Berishën për 3 muaj nga bulevardi

17:20 / August 26, 2026

Begaj pret në presidentë ambasadoren e Belgjikës

14:19 / August 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.