Ish-deputeti Dashamir Shehi thotë se koha e kryeministrit Rama ka marrë fund dhe në çfarëdolloj sistemi që ai do të vendosë është i humbur në zgjedhjet e ardhshme. Po ashtu ai nuk e fshehu zhgënjimin ndaj ambasadorëve ndërkombëtarë, më konkretisht ndaj asaj të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim dhe tha se sipas tij ajo nuk është duke respektuar marrëveshjen e pesë qershorit.
Denis Dyrnjaja: A jeni zhgënjyer nga këta që ishin garantues të marrëveshjes, edhe me Ambasadoren Amerikane?
Dashamir Shehi: Po. Zhgënjim. Turp i madh për ato e jo për ne.
Denis Dyrnjaja: Përse e keni këtë zhgënjim?
Dashamir Shehi: E kemi sepse bëmë një marrëveshje me 5 qershor dhe thanë që nuk do të ndryshohet më.
Denis Dyrnjaja: Ambasadorja tha sot që nuk duhet të lëvizet nga marrëveshja, në qoftë se ka lëvizje të bëhet me konsensus?
Dashamir Shehi: Ka lëvizur, këtu nuk ka më asgjë, ky ndryshoi Kushtetutën. Në bazë të një Kushtetute që ndryshon bën nga këto ligje, karagjozlliqe. Ata janë bindur që është aventurier (i referohet kryeministrit Rama) dhe duhet larguar. Ata e kanë kuptuar që ky është zullumqari në këtë vend dhe duhet larguar.
