Prej orës 13:20 minuta një 71-vjeçar është rrethuar nga policia në shtëpinë e tij në lagjen 11 Nëntori, për shkak se ka qëlluar me breshëri automatiku ndaj një patrulle.
Deri më tani flitet për tre skenarë të mundshëm për zgjidhjen e situatës.
-E para është vazhdimi i negociatave deri në dorëzimin e 71-vjeçarit.
-E dyta nuk përjashtohet edhe një ndërhyrje e forcave RENEA, duke përdorur gazin lotsjellës dhe neutralizimin e Lefter Zhidrut.
-Por nëse do të ketë kundërshtim nga ana e 71-vjeçarit, atëherë snajperët që janë vendosur në pallatet përballë, do të veprojnë.
Në zonë ka banorë të tjerë, të cilët janë këshilluar nga policia të mos dalin në dritare dhe të qëndrojnë brenda banesave derisa Lefter Zhidru të përfundojë në duart e policisë.
