Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

DOKUMENTI / Kuçova bazë e NATO-s, pakti 50 milionë euro në Parlament: Afati kur do të ndërtohet plotësisht

19:33 / September 24, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 5f6cc206029c4 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kuçova do të jetë sërish një bazë e mirëfilltë ushtarake. Aleanca më e fuqishme ushtarake, NATO do të ngrejë një bazë të saj në Shqipëri dhe për këtë u mendua që të jetë në Kuçovë. Një lajm që bëri bujë fillimisht, pasi instalimi i NATO-s në bazë ushtarake ajrore në Shqipëri, duke sjellë më tepër siguri jo vetëm për vendin tonë, por edhe për rajonin e brishtë të Ballkanit.

Por për ta konkretizuar një pakt të tillë me NATO-n duhet që të ketë një ratifikim në Parlament. Tirananews ka siguruar marrëveshjen e arritur mes qeverisë dhe NATO për investimin 50 milionë euro duke ia rikthyer shkëlqimin e dikurshëm të bazës ajrore.

“Kjo marrëveshje ka për qëllim investimin nga NATO për implementimin e programit, i cili do të mundësojë modernizimin e bazës ajrore Kuçovë dhe kthimin e saj në një bazë ajrore taktike (TACAIR) të NATO-s. Rëndësia që ka ky projekt për vendin tonë vjen si pasojë se investimi është i gjithi me fondet e NATO-s, investim ky që mbart një vlerë prej afërsisht 50 000 000 eurosh. Ky investim dhe projekt janë të parët në llojin e vet që bëhen për vendin tonë. Investimi nga NATO për realizimin e projektit do të sjellë një rivitalizimin dhe modernizimin e bazës ajrore të Kuçovës, si dhe kthimin e saj në një bazë ajrore taktike (TACAIR) të NATO-s, dhe vënien në përdorim të saj për NATO-n, duke qenë dhe një investim strategjik i NATO-s për Ballkanin”, thuhet në relacion.

Më tej theksohet se “si pasojë e këtij investimi do të ndikohet pozitivisht dhe ekonomia e zonës, pasi do të prekë dhe banorët e bizneset në afërsi të bazës ajrore”.

MarrëveshjaShkarkoje

Sa do të zgjasin punimet e kur do të jetë baza gati?

Në bazë të marrëveshjes së firmosur janë parashikuar disa etapa për rindërtimin e bazës ushtarake. Për restaurimin e pistës do të shpenzohen 30 milionë euro, ndërsa 100 mijë euro do të jepen 100 mijë euro. Për sigurimin e mjediseve për depolitizimin dhe furnizimin me karburant për avionët do të jepen 8, 545,000 euro. Ndërsa 672 mijë euro do të jepen për sigurimin e qendrës kundër avarive dhe zjarrit.

Një shumë jo e vogël do të shpenzohet për magazinat e municioneve që shkojnë në vlerën e 2 milionë eurove. Do jetë vetë Zyra e kryerjes së Tenderëve të NATO-s që do të merret me përzgjedhjen e firmave fituese, duke mos ia lënë në dorë qeverisë shqiptare.

Kur do të jetë gati baza?

Punimet për bazën e re të NATO-s do të zgjaten në kohë dhe sipas asaj që është përllogariten të përfundojnë në nëntor të vitit 2023. Për restaurimin e pistës duhet të paktën disa muaj për të qenë gati në nëntor të vitit 2023. Ndërsa më i shpejtë në kohë do të jetë restaurimi i pistës së kontrollit së avionëve në nëntor të 2022-it.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja/ Rritet nafta, ulet me 1 lekë benzina

13:49 / June 4, 2026

Interpelanca për emigracionin e paligjshëm, Lamallari: Nuk jemi kamp tranziti, as korridor kalimi për trafikimin njerëzor

13:42 / June 4, 2026

Begaj pret presidentin e Lituanisë: Marrëdhënie të shkëlqyera dhe miqësore midis dy vendeve

13:20 / June 4, 2026

INSTAT: Kostoja në ndërtim u rrit me 1,1% në tremujorin e parë të vitit 2026

13:15 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.