Një foshnjë 18-muajshe nga Durrësi, e cila kishte vetëm 2 ditë që kishte shkuar në çerdhe është dhunuar nga edukatorja.
Denoncimi është bërë nga gjyshja e fëmijës, e cila ka konstatuar shenja dhune te e vogla, që në ditën e dytë të kopshtit.
Pas denoncimit, është proceduar penalisht pronari i kopshtit G.D 61 vjeç
Siç tregon gjyshja e vajzës, e vogla ka pasur shenja në fytyrë në qafë dhe në kurriz.
Ndërkaq edhe ekspertiza e vërteton dhunën ndaj fëmijës.
“Ishte godit te faqja. Ishte dita e dytë. Unë dyshova te edukatorja e lagjes. 2 edukatore dhe pastruesja ishin në kopësht”, tha gjyshja për News 24, e cila më pas u mbështet edhe nga një fqinj.
“Fëmija ka pasur shenja në fytyrë dhe në qafë, por edhe këtu mbrapa,. Qante goca kur e prekte”, shtoi fqinji.
