Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Gazetarja shpërthen në lot ‘live’ në emision, kujton vuajtjet e të atit të paralizuar: E kam hequr në shpirt mënyrën se si ky shtet…

11:25 / September 25, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 5f6db7228385d
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetarja Erjona Rusi, është përlotur teksa këngëtarja Luljeta Përbasha, tregoi se si i shoqi dergjej në krevat e vetëm qante, pasi kërkonte ndihmë.

Kur ajo po rrëfente në emisionin “Shqipëria live vështirësitë që po kalonte i shoqi, Rusi është përlotur kur Luljeta ka përmendur karrocën me rrota, me të cilën i ka kujtuar babain e saj të ndjerë dhe përpjekjet për të gjetur një karrocë për të.

Përmes një postimi nën ”Instagram” gazetarja ka ndarë videon dhe krahas saj tregon historinë, se si babai i ka vuajtur 3 vite në krevat i paralizuar dhe sorollatjet e institucioneve.

“Për të gjithë ata që më kanë shkruar sot, sidomos disa miq të shqetësuar. Së pari, ndjesitë, nuk kontrollohen edhe kur jemi live. Së dyti, natyrisht që ne trajtojmë çdo ditë histori nga më të ndryshmet e disa prej tyre shumë të vështira. Por sot pati edhe një specifikë që më preku më shumë, bashkëshorti i këngëtares Luljeta Përbasha, i cili dergjej në atë krevat e vetëm qante.

Im atë, që i ndritë shpirti, vuajti 3 vite në krevat i paralizuar. Dhe kur Luljeta përmendi karrocën e invalidit, mu kujtua sa u përpoqëm për të gjetur një karrocë për babin. Mu kujtua shumë mirë edhe indiferenca apo më saktë mungesa e humanitetit nëpër institucione, sa herë duhej rinovuar kemp-i i tij.

Unë e di fort mirë e madje e kam hequr në shpirt mënyrën se si ky shtet i përjashton dhe i braktis njerëzit e sëmurë terminalë, ata me aftësi të kufizuara apo këdo që ka nevojë për kujdes të përhershëm shëndetësor.

Ndaj veç zërit të asaj gruaje që kërkonte sot ndihmë, ndjeva “britmën” e pazëshme të të shoqit që prej 7 vitesh nuk shihte dritën e diellit. Atë britmë që kërkon thjesht e vetëm një gjë: Të jetojë me dinjitet e të marrë gjithë përkujdesjen që meriton si qënie njerëzore.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.