Nipi i Kastiot Reçit dyshohet se është autori i atentatit së Preng Gjinit në Tiranë, i ndodhur në zonën e Selitës.
Kamerat e sigurisë filmojnë nipin e Kastriot Reçit, duke lëvizur me makinë disa herë në zonë para se të ndodhte atentati.
A.Reçi djali i vëllait të Kastriot Reçit dyshohet se ka konsumuar kafe në zonën pranë urës ku ka shpërthyer makina.
Ai ka aktivizuar shpërthimin e lëndës eksplozive në makinën e Gjinit dhe pas shpërthimit ka ikur me vrap.
Autori ka qenë i veshur me treçerekëshe, si dhe mbante një çantë dore.
Atentati i Preng Gjinit është kronikë e paralajmëruar, pasi hakmarrja e dy fiseve, Reçi dhe Gjini në Rrëshen, e nisur prej vitesh vijon që të lërë kufoma.
Saga e vrasjeve fillon me Kreshnik Gjinin të vrarë në Belgjikë, Armando Gjini (vëllai i Preng Gjinit) në Rrëshen, Kastriot Gjini u godit me snajper, Gaspër Gjini në Romë. Zanafilla ka qenë për prishje interesash për trafikun e lëndëve narkotike. Asnjë nga vrasjet e ndodhura në Belgjikë, Romë apo Rrëshen nuk është zbardhur.
Kurse i fundit ishte Kastriot Reçi, i cili u ekzekutua ne snajper në mes të Rrëshenit rreth 7 muaj më parë.
