Bashkëshortja e Lefter Zhidrut, 71-vjeçarit i cili për pesë orë ngriti në këmbë policinë e Elbasanit ka rrëfyer se si nisi e gjithë ngjarja. Ajo është shprehur se bashkëshorti i saj pretendonte se ajo e tradhëtonte.
Zhidru pas rezistencës u vra nga forcat RENEA. Gjatë gjithë kohës, mësohet se i moshuari ka ushtruar dhunë ndaj saj, ndërsa ndaj gruas mësohet se nuk ka pasur urdhër mbrojtjeje. Ajo fillimisht ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike, por më pas ka pohuar se bashkëshorti pretendonte se e tradhtonte dhe dyshohet se për këtë ka nisur edhe konflikti mes tyre.
Gruaja ka arritur të dalë pa u lënduar nga banesa, ndërsa ka ndërhyrë menjëherë Policia e Elbasanit.
