Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

30 të arrestuar, gruaja e Olsi Jazexhiut: E morrën me makinë policie për statusin në Facebook

18:22 / September 25, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
genc balla
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Tiranës ka shpërndarë një protestë që tentoi të mbahej përpara ambienteve të kryeministrisë ditën e sotme.

Protestuesit do të mblidheshin aty në mbështetje të imamit Genc Balla, i cili ndodhet në rregjimin “41 bis”, për shkak se është i akuzuar për terrorizëm.

Mbështetësit e tij nuk u lejuan që të vazhdonin protestën nga ana e policisë, madje disa prej tyre u shoqëruan në komisariatet e policisë së kryeqytetit.

Familjari i një prej të arrestuarve, Shpëtim Tafa u shpreh se arrestimi ka filluar që në orën 13:00 dhe 30 prej tyre janë arrestuar si të ishin kriminel.

“Mbi 30 vetë janë shoqëruar në komisariat. Ndalimi i tyre nuk ka qenë në grup por i kanë ndaluar individualisht, pas marrjes së informacionit se do të tubohej përpara kryeministrisë.

I kanë kapur si të ishin kriminel. Nuk kanë njoftuar asnjë familjar. Ndodhen në rajone të ndryshme. Ndalimi ka nisur rreth orës 1 e gjysëm deri në orën 2 e 30. Pas daljes nga xhamia janë ndaluar rrugës.

Ka nga të ndaluarit që nuk kanë pasur lidhje me tubimin. Olsi Jazexhiu mbajet në rajonin nr 6 në Kombinat. Nuk ka pasur asnjë flet arresti.” – u shpreh Shpëtim Tafa.

Gjithashtu për media ka folur edhe bashkëshortja e imamit Olsi Jazexhiut, Migena Balla e cila u shpreh se bashkëshorti momentalisht ndodhet në rajonin e policisë dhe po merret në pyetje në lidhje me një status që kishte bërë në mëngjes për Genci Ballën.

“Momentalisht po merret në pyetje. Një oficer e mori Olsin në mëngjes në telefon për një status që kishte hedhur në facebook, për një tubim për Genci Ballën. Nga ora 1 deri tani është në rajon. E kanë marrë me mjet policie.

Jam avokate, nuk më lejojnë të flas as ta përfaqësojë. Nuk më lejojnë ta takoj, as ta mbroj si avokate. Janë ndaluar edhe disa persona. Te rajoni 6 janë shoqëruar 6 persona”.- tha Balla.

Kujtojmë se i dënuari Genci Balla pak ditë më parë u transportua në gjendje të rëndë në spital pasi qëndroi disa kohë pa ngrënë në shenjë greve.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lamallari: Do të bëjmë gjithçka për të arritur pritshmëritë e qytetarëve, presin nga ne korrektësi

19:17 / August 27, 2026

Aksident me vdekje në aksin Fushë Krujë-Borizanë, makina del nga rruga dhe përfundon në kanal!

18:40 / August 27, 2026

E-mail-et kërcënuese për bombë, gjurmët e hetimit çojnë në Argjentinë dhe Brazil! Autoritetet shqiptare pritet t’u drejtohen me letërporosi

18:01 / August 27, 2026

Berisha nis përpjekjet për vizën amerikane, përdor IDU-në për të hyrë në Konventën Republikane

17:31 / August 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.