Kreu i partisë Konservatore Kujtim Gjuzi ka folur ditën e sotme në emisionin “Me Xhaxhiun” për debatin e ditës së djeshme në Kuvend ku kryetari Gramoz Ruçi vendosi përjashtimin për 10 ditë nga seanca të Adriatik Alimadhit pasi i ndërpreu fjalën.
Gjatë intervistës Gjuzi tha se Alimadhi donte të bënte një skandal të madh ditën e djeshme, por ishte ndërhyrja e kolegëve që e penguan të bënte një veprim dhe të pranonte vendimin e Ruçit.
Mirëpo Gjuzi ka treguar se dhe ai i ka thënë disa herë Alimadhit që të mos reagonte e të mos bënte skandal.
“Jo Tiko, ne jemi aristokratë” është shprehja që Gjuzi i ka thënë Alimadhit.
Më pas ai shton: ‘Ai thotë dil, do dalim bashkë, nuk do vijë garda. I thashë atyre të gardës, nëse afroheni këtu, nuk dihet çfarë ndodh pastaj. Gradualisht Zef Shtjefni është nipi i Gjergj Fishtës, tha të lutem mos e bëj, ky është Kuvendi i burrave pavarësisht se këtu kanë hyrë dhe njerëz me precedent penalë, kriminalë”, u shpreh Gjuzi.
Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi i ka ndërprerë fjalën deputetit të opozitës së re, Adriatik Alimadhi, pasi fjala e tij nuk ishte për procedurë siç e parashikojnë rregullat e Kuvendit duke e përjashtuar më pas nga Kuvendi.
