Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Robert De Niro kundër Donald Trump: Ai është kriminel, po fitoi prapë vjen fashizmi

21:55 / September 25, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Aktori Robert De Niro
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Aktori Robert De Niro edhe një herë ka sulmuar presidentin Donald Trump, duke e përshkruar atë si një ‘kriminel’ që do t’i kthejë Shtetet e Bashkuara në një vend fashist nëse fiton një mandat të dytë në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

“Trump është një kriminel i cili nuk do të ndalet para asgjëje dhe do bëjë gjithçka për të fituar.” – tha De Niro në një intervistë me Yahoo Entertainment.

“Ne duhet ta mundim atë. Të gjithë duhet të bashkohen. Ne duhet të flasim dhe ta fitojmë këtë luftë. Ne nuk mund ta lejojmë këtë të shkojë më tej. Nëse ai merr edhe katër vjet të tjera, ne do të futemi në fashizëm.” – shtoi aktori i njohur i Hollivudit.

Ylli i filmit ‘Joker’ gjithashtu argumentoi se rizgjedhja e Donald Trump-it do të shkaktonte ‘dëm të pariparueshëm’ në Amerikë sepse bota do të mendonte se votuesit e saj janë ‘të çmendur’.

“Është e paimagjinueshme se çfarë do të ndodhë nëse Trump rizgjidhet.” – shpjegoi De Niro.

“Ne do të mbijetojmë, por do të ishte dëm i pariparueshëm. Në disa mënyra tani ka një dëm të pariparueshëm sepse bota na shikon sikur ne jemi të çmendur, duke lejuar që ky person i çmendur dhe administrata e tij të drejtojnë. Ne duhet të votojmë kundër tij dhe madje edhe atëherë do të jetë një problem.” – vijoi De Niro.

“Ky djalë është diçka që ne nuk e kuptojmë dhe shumë njerëz nuk e kuptojnë. Logjika e tij, mendësia e tij, është e frikshme.” – shtoi aktori.

Robert de Niro
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.