Një 54-vjeçare është gjetur e pajetë mëngjesin e sotëm në lagjen “Pavarësia” në Vlorë. Dyshohet se ajo është hedhur nga kati i pestë i pallatit ku banon,në kushte depresioni.
NJOFTIMI
Vlorë/Informacion paraprak
Më datë 26.09.2020, në lagjen “Pavarsia 2”, është konstatuar pa shenja jete shtetasja P.B., 54 vjeç, banuese në Vlorë. Kjo shtetase dyshohet se vuante nga depresioni dhe dyshohet se është hedhur nga banesa e saj nga kati i pestë i pallatit ku banonte e vetme ku si pasojë ka ndërruar jetë.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
