Fëmija i gjetur pranë trupit të nënës së vdekur është një vajzë 10-vjeçare. Mësohet se e mitura është në gjendje të mirë shëndetësore dhe po merr trajtimin në spital.
Në momentet e para vogëlushja është gjetur e nxirë në fytyrë pasi dyshohet se prej 24 orësh nuk kishte ngrënë.
Lexo edhe- Një grua gjendet e pajetë në banesë, brenda kishte dhe fëmijën e mitur
Ndërkaq shërbimi socal në Korçë do të njoftohet për të zgjidhur strehimin e të miturës, e cila tashmë i ka humbur të dy prindërit.
Identiteti i viktimës nuk bëhet i ditur, por sipas policisë ajo ka nënshtetësi maqedonase. Nga ana tjetër policia ka gjetur në banesën e kësaj të fundit kuti me ilaçe çka ngre pistën e një vetëvrasjeje të mundshme. Bashkëshorti i saj kishte ndërruar jetë një muaj më parë.
