Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Karl Gega, gjeniu dhe magjistari i hekurudhës së Semmering-ut, çfarë shkruante La Croix në 1904

09:57 / September 26, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
karl gega
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Aurenc Bebja, Francë – “La Croix” ka botuar, të premten e 20 majit 1904, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me 50-vjetorin e përfundimit të hekurudhës së famshme të Semmering-ut, vepër e inxhinierit të famshëm me origjinë shqiptare Karl Gega, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

“Me 28 të këtij muaji do të fillojnë festime të mëdha të cilat do të zgjasin një javë të tërë dhe do të sjellin hare në një pjesë të perandorisë ashtu si në kryeqytet.

Në fund të majit, hekurudha e Semmering-ut, e cila ishte hekurudha e parë malore e Evropës, feston 50 vjetorin e përfundimit. Semmering-u është pika më e lartë e vargmaleve të Alpeve që na ndajnë nga Styria. Pak rajone malore janë po aq piktoreske dhe madhështore sa këto. Kur niseni nga Vjena për në Gratz dhe Trieste, së pari kalojmë nëpër vreshtat e pasura përreth Baden-it, pastaj Vjenë-Neustadt, selia e Saint-Cyr, dhe pothuajse menjëherë fillon ngjitja.

1601103342

Hekurudha, përfundimi i së cilës do të përkujtohet, është seksioni nga Gloggnitz në Semmering : puna zgjati gjashtë vjet, nga 1848 deri në 1854 dhe kushtoi 31 milion franga. Është një nga kryeveprat më të bukura teknike në botë; Z. Gega, inxhinieri autori i kësaj mrekullie, ishte sigurisht një nismëtar i një gjeniu të madh, sepse guxoi të konceptojë plane të cilat ishin një zbulim për kohën e tij; ai mundësoi që industria hekurudhore e sapo lindur të hidhte një hap prej gjysmë shekulli përpara.

a4bd7ba0 0385 4496 ac30 b0c307b5836a

Vetë Semmering-u është një “séjour” shumë i kërkuar, në verë për arsye të freskisë së pyjeve dhe flladeve të tij, në dimër për arsye të temperaturës së butë që hasim në majat e larta të mbuluara me dëborë dhe të zhytura (mbuluara) nga rrezet e diellit, ndërsa banorët e fushave dhe luginave banojnë në mjegullën gri dhe në të ftohtin.

Gega, i cili duket se i ka dominuar vështirësitë deri në atë pikë sa ka qenë i lumtur që t’i kërkonte për t’i kapërcyer ato, ka luajtur me shkëmbinjtë, luginat e thella, humnerat; herë-herë, ai e çon hekurudhën e tij në shpatin e malit, ku ajo duket si një skicë qymyri mbi një mur; herë-herë, ai e fut atë në një tunel nga i cili del që të futet në një tjetër, dhe dikush do të thoshte se ai ka dashur të bëjë magjistarin me trenat; herë-herë, e hedh papritmas si një gjarpër mbi një luginë të prerë nga një viadukt me mbivendosje të trefishtë të arkadave.

Kam dëgjuar që sot vepra do të bëhej me më shumë thjeshtësi dhe më pak shpenzime, kritikë tekniku që nuk ndryshojnë përshtypjen e atyre që janë vetëm spektatorë dhe konsiderojnë në veprën vetëm madhështinë e saj.”

Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania

https://www.darsiani.com/la-gazette/la-croix-1904-karl-gega-gjeniu-dhe-magjistari-i-hekurudhes-se-semmering-ut-nje-nga-kryeveprat-me-te-bukura-teknike-ne-bote-e-cila-sot-mbush-50-vjetorin-e-perfundimit-te-saj/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025

Plani i Donald Trump për paqes në Gaza, reagojnë vendet e BE: Hamas ta pranojë

09:55 / September 30, 2025

Shqipëria bën hapin e parë drejt eliminimit të pajisjeve matëse me përmbajtje mërkuri nga institucionet shëndetësore

20:37 / September 19, 2024
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.