Një pikë karburanti është grabtiur gjatë natës në Novoselë të Vlorës. Mësohet se dy persona të armatosur kanë thyer xhamin e kabinës ku rinte roja.
Grabitësit kanë mundur të marrin një sasi prej 35 mijë lekësh të reja. Policia ka mbërritur në vendngjarje për të bërë të mundur dhe identifikimin e autorëve.
