Kryeministri Edi Rama ka folur nga Vlora për kandidimin e tij të mundshëm sërish në qytetin bregdetar.
Rama thotë se si nëse do të kandidojë apo jo formalisht në këtë qytet, me Vlorën nuk e ka ndarë asnjëherë asgjë.
Ai thotë se në mandatin e 3-të qeverisës, për Vlorën do të bëhet më shumë se dy mandatet e tjera.
‘’Si çdo betejë dhe çdo ndeshje fitohet kur mbaron. S’fitohet para se të fillojë. Jemi besimplotë se do fitojmë.
Së pari kandidoj s’kandidoj formalisht në Vlorë, nga Vlora s’më ka ndarë asnjëherë asgjë. Mandatin e 3-të do bëjmë më shumë se 2 të mëparshmit. Eskperienca më ka treguar se ndryshimi ka një impakt të madh energjizues fillim, më pas rrit pritshmëritë dhe krijon edhe pakënaqësitë.’’- tha Rama
