Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Orikum të Vlorës.
Automjeti ka përplasur një biçikletë teksa viktimë ka mbetur drejtuesi i saj.
Saktësisht përplasja është regjistruar afër qytetit të Orikumit teksa nuk dihet ende identiteti i viktimës.
Policia dhe grupi hetimor ndërkohë ndodhen në vendin e ngjarjes.
