Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“Isha e dyzuar për hapjen e shkollave”- Nora Malaj: Situata në arsim shqetësuese, të mos bëjmë sikur luajmë shkollash

18:52 / September 27, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Nora Malaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-deputetja e LSI-së Nora Malaj, e ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” deklaroi se situata në arsim në kohë të pandemisë paraqitet problematike.

Malaj u shpreh se duhet të mos bëjmë sikur luajmë shkollash, por qeveria duhet të marrë masa konkrete për të zgjidhur situatën.

“Kam qenë e dyzuar nëse duhet të hapeshin shkollat apo jo. Shkollat sot reflektojnë problematikë të madhe. Shyumë mësues janë testuar me koronavirus, që do të thotë se kur timonieri i klasës nuk është në gjendje të mirë, ka një problem në këtë situatë. Kudo në Europë dhe botë janë me sy e veshë se çfarë do të ndodhë, për të gjetur mundësitë se çfarë mund të bëhet.

Zonja Kushi e ka marrë detyrën në kushte të vështira. Duket se fillimi i shkollës është që “hajde të luajmë shkollash”. Për koronavirusit duhet të shpresojmë se do të bëhet më mirë. Të mos harrojmë se edhe klima tashmë është problem. Shkollat duhet të jenë brenda standardit të higjenës. Në Shqipëri ka shkolla ku situata është shumë e rënduar.  Duhet të rritet numri i punonjësve sociale në shkolla”, tha Malaj.

Nora Malaj theksoi se qeveria duket se bën më shumë make up të situatës, ndërsa nuk ka transparente për gjendjen në arsim. Ajo shtoi se edhe mësimi me 4 turne është një problem i shtuar.

“Duhet bërë testi i mësuesve. Mos harrojmë se kemi mësues që sapo kanë nisur punën, kemi mësues që janë të moshave të tjera që mund të kenë sëmundje shoqëruese. Qeveria bën make up-in e situatës. Çdo gjë duhet bërë tani e jo në të ardhmen. Nuk kemi buxhet të dedikuar apo strategji kombëtare të dedikuar. Duhen ndihmuar ata fëmijë që kanë braktisur shkollën dhe gjenden në rrugë. Shkollat janë kthyer në sisteme me 4 turne, nuk dallon dot ku është dita dhe ku nata. Tani shkojmë drejt dimrit dhe në zona të thella shtohet problematika. Ka pikëpyetje edhe për mësuesit, për atë si zgjidhen dhe si trajtohen. Duhet të ketë transparencë për situatën”, vlerësoi Malaj.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Drejtoria e Burgjeve transferon Erion Veliajn nga Durrësi në Fier

12:10 / October 28, 2026

Tensionet te ministria e Brendshme, shoqërohet një protestues. Policia kordon jashtë godinës

11:57 / September 17, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.