Mediat spanjolle bëjnë të ditur se dy shqiptare janë mbajtur të lidhur me zinxhirë pas një shtylle prej disa ditësh. Ngjarja ka ndodhur në një zonë të fshehur urbane afër Valencias në Spanjë.
Menjëherë u ngrit alarmi nga një prej tyre i cili arriti të shpëtojë pas katër ditësh nga rrëmbimi.
Banda i akuzonte shqiptarët se janë vjedhur një sasi të konsiderueshme marijuane, që e kishin fshehur dhe rritur në këtë zonë që ndodhi peng-marrja.
Një prej shqiptarëve theu zinxhirët e arriti që të arratisej, duke kërkuar ndihmë. Një fqinj e gjeti atë të plagosur dhe njoftoi policinë.
Shqiptari tregoi më pas tek policia se ai dhe miku i tij shqiptar ishin mbajtur peng nga banda. Ata ikën në vendin e peng-marrjes, ku gjetën shqiptarin të lidhur në shtyllë me zinxhir.
Policia vërejti se në atë zonë kishte kultivim të kanabisit. Dy shqiptarët e liruar nga peg-marrjau morën në pyetje. Ata do të duhet që të shprehen se çfarë raporti kanë me bandën e trafikantëve të drogës.
