Sot në Bruksel është bërë ceremonia e gradimit oficer madhor të Forcave të Armatosura të gjernal brigade Ilir Xhebexhia.
Ka qenë ish kreu i SHISH-it, sot ambasador në NATO, Visho Ajazi Lika ai që ka marrë pjesë në cermoni.
Kujtojmë që Lika ishte jashtë vëmendjes mediatike pas largimit të tij nga kreu i SHISH. Vetë emërimi i tij në këtë të fundit u debatua, pasi ai ka qenë zëvendës i Bashkim Gazidedes.
“FOTO E DITËS: Bruksel/ Gjeneral brigade Ilir Xhebexhia i bashkohet grupit të oficerëve madhor të Forcave të Armatosura.
Gjenerali i sapo graduar ka shërbyer si: zv.komandant në Qendrën e Radiozbulimit, shef sektori i operacioneve dhe stërvitjes në Forcën Tokësore, drejtor i drejtorisë së Operacioneve dhe Stërvitjes në Shtabin e Përgjithshëm të FA. Aktualisht atij i është besuar përgjegjësia e zëvendës Përfaqësuesit Ushtarak të RSH në NATO si dhe Atashe Ushtarak i RSH në Mbretërinë e Belgjikës, jo-rezident në Republikën e Francës”, shkruan ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka.
