Ndërron jetë 57-vjeçarja Adelina Rizvani, mamia e cila punonte në maternitetin e Sarandës.
Ajo u plagos rëndë një javë më parë pas një aksidenti të ambulancës së Sarandës e cila u përplas me një fuoristradë BMW X5, mesnatën e datës 21 shtatorit.
57-vjecarja luftoi për jetën për rreth 7 ditë në spitalin e Traumës në Tiranë, por nuk mundi të shpëtonte dot.
